‘Tronditet’ Inter, ylli i madh mund të transferohet në Barcelonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

‘Tronditet’ Inter, ylli i madh mund të transferohet në Barcelonë

23:00 | 11 Shtator 2019

Ylli i skuadrës zikaltër mund të transferohet në Barcelonë.

Beto Yaque, Menaxheri i Lautaro Martinezit, e ka tronditur Interin, duke e thënë haptazi se do të ishte e mrekullueshme ta shihte sulmuesin zikaltër duke luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë.

Martinez është duke kaluar nëpër formë jetësore, dhe mbrëmë shënoi het-trik për Argjentinën kundër Meksikës, në një ndeshje miqësore, transmeton Express.

Në 14 ndeshje deri tani për Argjentinën, ai i ka shënuar plot 12 gola.

“Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur përkrah Messit në Barcelonë”, tha Yaque për TyC Sports.

Martinez dhe Inter do të përballen me Barcelonën e Messit në Ligën e Kampionëve, pasi të dy ekipet ndodhen në të njëjtin grup.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!