Tronditet Milan, ylli i madh gati të largohet nga San Siro

12:17 | 17 Korrik 2021

Oferta arrin por nuk ka përgjigje, Kessie gati për aventurën e re.

Pas humbjes së Donnarummas dhe Calhanoglus me parametra 0 tek PSG dhe Inter, tashmë Milan po kërkon që të sigurohet që një gjë e tillë mos të ndodhë edhe me Franck Kessie.

I transferuar nga Atalanta në vitin 2017 për 28 milionë euro, Kessie tashmë duket se është në kërkim të një aventure të re larg nga San Siro.

Propozimi i ri është një kontratë 5 vjeçare me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, aq sa kërkonte futbollisti mirëpo deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga ‘Presidenti’.

Duket se këmbanat e Premier League po rrahin fort për futbollistin për të cilin interesimi ka qenë tejet i madh nga disa skuadra angleze.

Komento: