Turqi-Shqipëri, zbulohen formacionet e mundshme

19:14 | 11 Tetor 2019

Shqipërinë e pret sot një ndeeshje e vështirë.

Sot kombëtarja e Turqisë do të pres në ‘shtëpi’, kombëtaren e Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Shqipëria pas fitores ndaj Islandës (4-2), kërkon rezultat pozitiv ndaj Turqisë, për t’iu afruar kualifikimit për Evropianin 2020.

Kjo gjë do të jetë shumë e vështirë pasi turket kanë humbur vetëm një ndeshje gjatë këtyre kualifikimeve.

Turqi: Fehmi Mert Gunok, Kaan Ayhan, Merih Demiral, Umut Meras, Zeki Celik, Irfan Can Kahveci, Dorukhan Tokoz, Ozan Tufan, Cenk Tosun, Kenan Karaman, Deniz Turuc.

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Lenjani, Roshi, Gjasula, Memushaj, Bare, Manaj, Cikalleshi.

Për momentin në grupin H është lider Turqia me 15 pikë aq sa ka edhe Franca në vendin e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Islanda, tri pikë më shumë se Shqipëria që renditet në vendin e katër.

Komento: