U bë axhë, ja fjalët emocionuese që Getinjo ia “thurë” mbesës

18:23 | 18 Dhjetor 2018

Loredana solli sot ( e martë) në jetë fëmijën e saj të parë.

Loredana Zefi dhe reperi Mozzik sot u bënë prindër të një vajze të cilës ia vunë emrin Hana, shkruan lajmi.net.

Ishte vetë Mozzik ai i cili e dha lajmin e gëzueshëm nëpërmjet publikimit të një fotografie të foshnjës.

Mirëpo nuk ka munguar as reagimi i vëllait të tij Getinjos i cili me emocion shkruajti disa fjalë për vajzën e cila e bëri xhaxha.

‘’Mirë se erdhe në jetë mbesa e axhit Get, Hana e vogël’’, ka shkruar Getinjo pranë postimit në Instastory.

Komento: