U bën prindër të një djalit, por gjesti i Almedës dhe Tolagahan ka habitur të gjithë

11:39 | 06 Maj 2019

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saisman janë bërë prindër për herë të parë.

Modelja shqiptare dhe aktori i njohur turk e kanë quajtur djalin e tyre me emrin, Efehan, përcjell ORAinfo.

Almeda lindi në një spital privat të Stambollit.

“Djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë 3 kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë”- ka thënë mjeku që i ndihmoi në lindje.

Por ajo që ka befasuar të gjithë është se as Almeda e as Tolgahan nuk kanë bërë asnjë postim në Instagram për lindjen e djalit të tyre.

Me poshtë ju sjellim postimet e fundit në Instagram të Almedës dhe Tolagahan. /ORAinfo/

Komento: