U kry, Allegri merr drejtimin e gjigantit evropian

08:35 | 09 Tetor 2019

Massimiliano Allegri do të bëhet me skuadër të re.

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegrin, që karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë.

Media e madhe angleze ‘Daily Mail’ nuk ka dyshime, duke shkruar se Allegri është trajneri i përkryer për Manchester United, përcjell lajmi.

Allegri pas përfundimit të sezonit të kaluar u largua nga Juventus, pas pesë vitesh qëndrim, ku fitoi pesë tituj të Serie A.

Te Manchester United, Allegri do të zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaer, që e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri.

Komento: