U kry, Barcelona arrin marrëveshje me Kessie

10:19 | 18 Mars 2022

FC Barcelona ka arritur marrëveshje me fjalë me mesfushorin qendror të Milanit, Kessie, por mbetet të arrihet marrëveshja me shkrim.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano Barcelona është duke përgatitur kontratën dhe dokumentet e nevojshme për transferimin e Franck Kessie.

Sipas tij ende nuk është nënshkruar asgjë, por kanë një marrëveshje me fjalë, lojtari me ekipin.

Paga e tij te Barcelona pritet të jetë 6.5 milionë euro.

Ishte pikërisht trajneri i Barçes, Xavi Hernandez që e telefonoi lojtarin që ta bind të transferohet drejt ‘Camp Nou’.

Komento: