
Ivan Rakitiç pritet që gjatë janarit të largohet nga Barcelona.
Kjo ka bërë që drejtori sportiv i Milanit, Zvone Boban t’i ndez motorët.
Milan është i interesuar në nënshkimin e një ylli të madh gjatë janarit, përcjell ORAinfo.
Është Boban që ka vendosur që transferimi kryesor i Milan gjatë janarit të jetë bashkëvendsai i tij, kroati Ivan Rakitiç.

Mediat në Itali raportojnë se Boban është duke punuar me ‘dritat e fikura’ në marrëveshje për ta sjell mesfushorin kroat në ‘San Siro’.
Sipas këtyre raportimeve, pengesa më e madhe do të jetë vlera e çmimeve, pasi pala katalanase ka shumë të ngjarë të kërkojë më shumë se 20 milionë euro. /ORAinfo/