Manchester United , dëshiron të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Juventusit, Emre Can, në afatin kalimtar të janarit, raporton Sky Sports.
Ylli gjerman është lidhur me një largim nga klubi me qendër në Torino qysh nga ardhja e menaxherit Maurizio Sarri dhe gjithashtu është larguar nga skuadra e Juve në UEFA Champions League,përcjell ORAinfo.
Sa i përket zhvillimit të fundit, Djajtë e Kuq ka të ngjarë të bëjnë një veprim për 25-vjeçarin në dritaren e transferimit të janarit./ORAinfo/