
Juventus janë të gatshëm të rrëmbejnë mesfushorin 16-vjeçar të Velez Sarsfield, Matias Soule, thotë Corriere dello Sport.
Soule është gati të largohet nga atdheu i tij për një aventurë evropiane dhe është ndjekur nga disa klube të mëdha, përcjell ORAinfo.

Juventus dhe Monaco kanë qenë të parët në garë, por ekipi italian shpreson të përfundojë transferimin me një kontratë tre-vjeçare.