U kry, Muorinho ka gjetur klubin e ri

15:48 | 10 Tetor 2019

Jose Mourinho nuk ka pranuar të marrë drejtimin e Lyonit.

Kjo pasi ai ka gjetur klubin e ri, ka konfirmuar presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas.

Portugezi, i cili u largua nga Manchester United gati një vit më parë, ende nuk është rikthyer në menaxhim që pas daljes së tij nga ‘Old Trafford’.

Në vend të kësaj, ish-trajneri i Real Madrid është kthyer në analist, duke bërë paraqitje të rregullta në televizion ndërsa hidhte aludime për të ardhmen e tij.

Ndërkohë Lyon shkarkoi Sylvinho të hënën pas vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e tij të fundit në krye dhe Aulas e kishte identifikuar Mourinhon si pasardhësin e tij.

Sidoqoftë, duke folur para gazetarëve përmes një konference telefonike, 70-vjeçari zbuloi se ish-tekniku i Chelsea i refuzoi ata pasi kishte gjetur një klub tjetër.

“Kemi pasur disa shkëmbime mjaft interesante për punën”, deklaroi Aulas. “Ishte bukur për të gjithë. Ai nuk e pranoi propozimin tonë për t’u takuar sepse ai tashmë ka zgjedhur një klub tjetër”.

Komento: