
Gonzalo Higuain është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re me Juventus.
Drejtori i Bianconeri, Fabio Paratici konfirmoi se Argjentinasi është gati të zgjasë qëndrimin e tij në Torino para një fitoreje në Serie A ndaj Milanit të Dielën,përcjell ORAinfo.

Paratici i tha Sky Sports Italia: “Ai është një djalë i bukur, si dhe një lojtar i shkëlqyeshëm dhe ne jemi shumë të lumtur me të”./ORAinfo/