U KRY! Zbulohet ekipi i ri i Mandzukicit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U KRY! Zbulohet ekipi i ri i Mandzukicit

17:02 | 14 Shtator 2019

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se Mario Mandzukic nuk udhëtoi me pjesën tjetër të skuadrës për t’u përballur me Fiorentina pasi sulmuesi aktualisht është i bllokuar në bisedime me një skuadër pa emër të Katarit.

Kroati u lidh me një largim nga Torino gjatë gjithë verës, me Manchester United në mesin e palëve të mëdha evropiane që thuhej se kishte një interes, por përfundimisht sulmuesi mbeti te Juventus, përcjell ORAinfo.

Tani, megjithatë, duke mbetur jashtë skuadrës së gjigantëve italianë në Champions League, është e qartë se Mandzukic nuk është pjesë e planeve të trajnerit Maurizio Sarri dhe si i tillë ka qenë i lirë të hap bisedime me palët e interesuara./ORAinfo/

Komento: