U larguan kokëulur nga kufiri, ja ku zhvillohet ndeshja Trepça-Cërvena Zvezda

13:27 | 09 Tetor 2019

Futbollistët serbë nuk u lejuan të hynin në Kosovë.

Para pak minutash u njoftua se ndeshja midis Trepçës dhe Cërvena Zvezdës nuk do të luhet në Zveçan, me insistimin e Policisë së Kosovës për të mos e lejuar këtë.

Gazeta serbe, “Kurir” raporton se ndeshja do të zhvillohet në Serbi nesër e jo në Kosovë siç ishte paraparë.

Gjithashtu, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ishte kategorike kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe insistimi i tyre rezultoi me sukses.

Komento: