U lëndua ndaj Bournemouth, kjo është gjendja e Mustafit

22:52 | 28 Janar 2020

Shkodran Mustafi është lënduar në ndeshjen kundër Bournemouth.

Arsenali ka marrë një lajm shumë pozitiv, sepse mësoi të martën se lëndimi i qendërmbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi nuk është aq serioz saqë mendohej fillimisht.

Mustafi u detyrua ta braktisë fushën në barelë në fitoren e Arsenalit 2:1 ndaj Bournemouth në rundin e katërt të FA Cup të hënën, pas një përplasjeje me Emiliano Martinezin, transmeton Express.

Shkodran Mustafi duke u vendosur në barelë pas lëndimit ndaj Bournemouth të hënën
Kjo bëri që Arsenali të mendojë për t’i nisur kërkimet për një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve, po ashtu duke qenë se tashmë i ka të lënduar tre mbrojtës të tjerë, Calum Chambers, Sead Kolasinac dhe Kieran Tierney.

Trajneri Mikel Arteta tha pas takimit të së hënës se drejtuesit e klubit do ta kërkonin një mbrojtës të ri për shkak të druajtjeve për shkallen e dëmtimit të Mustafit.

Megjithatë, Arsenali tani ka mësuar se 27-vjeçari nuk do të mungojë gjatë, sepse analizat mjekësore kanë treguar se ai vetëm e ka ndrydhur nyjën e këmbës.

Komento: