‘U lutem në gjunjë’, cila është dëshira e madhe e Luizit që ‘Big Brother’ ende nuk ia ka plotësuar?

21:53 | 23 Shkurt 2023

Luiz Ejlli po pret momentin kur t’i vijë në dorë zarfi i kuq. Banori më i komentuar në ‘Big Brother VIP Albania’ po e kërkon me ngulm mundësinë që të dërgojë në nominim 3 persona.

Teksa ishte duke folur në oborr me Nitën dhe Kristin, Luizi, duke qeshur tha se po e kërkon aq shumë atë zarf të zi, saqë do lutet në gjunjë.

Duke imagjinuar momentin kur të ketë zarfin në dorë, Luizi tha se do e grisë, aq me padurim po e pret.

‘Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin. Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë’, ka thënë Luizi.

Komento: