U mendua se Neymar arriti marrëveshje me Barcelonën, por ndodhi diçka tjetër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

U mendua se Neymar arriti marrëveshje me Barcelonën, por ndodhi diçka tjetër

10:11 | 30 Gusht 2019

PSG kundërshton ofertën e Barcës për Neymar dhe paraqet një propozim tjetër.

Paris Saint Germain nuk është joshur nga oferta e fundit e Barcelonës për Neymar.

Gjatë ditës së enjte është raportuar se Barcelona i ka ofruar PSG hiq më pak se 130 milionë euro, dhe shërbimet e tre lojtarëve, Ousmane Dembele (për një sezon), Ivan Rakitic dhe Todibo.

Edhe kjo ofertë, nuk e ka bindur PSG-në që të pranojë rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi net.

Pas refuzimit të kësaj oferte, drejtuesit e PSG-së i kanë paraqitur Barcelonës një propozim të ri, për të lënë të kuptohet se çështja Neymar mbetet ende aktive.

Mediet nuk kanë arritur të mësojnë se për çfarë propozimi bëhet fjalë, por një gjë është e sigurt, e ardhmja e Neymar do të vendoset shumë shpejtë, pasi afati kalimtar mbyllet të hënën.

Komento: