
Gucati e Haradinaj u prangosën për rrjedhjen e dosjeve të Speciales, po transferohen për në Hagë.
Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë duke u transferuar për në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i OVL-UÇK-së Tomë Gashi në një konferencë për media.
Gashi ka thënë se këto prangosje kanë të bëjnë me dokumentacionet që rrodhën në javët e fundit në lidhje me dosjet e Speciales.
Prangosja e dy krerëve të OVL-UÇK-së nxitën tensione në Kosovë, ku para zyreve të OVL-UÇK-së, u mblodhën një numër protestuesish, të cilët edhe u përleshën me policët e EULEX-it.
Këto prangosje vijnë një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për kri’me lufte.
Procesi i bastisjes në zyrat e OVL-UÇK ka përfunduar para 30 minutash.