U raportua se ka problem me zemër, vjen lajmi i fundit mbi gjendjen e Aubameyang

17:29 | 21 Janar 2022

Pierre-Emerick Aubemayng u lëshua nga Kombëtarja e Gabonit për tu kthyer në Londër pasi u raportua nga stafi mjekësor në Kamerun që gabonezi ka disa probleme me zemër.

Aubameyang ka përgënjeshtruar këto lajme, duke theksuar se zemra e tij është totalisht në rregull.

Nëpërmjet postimi të bërë në rrjetin social Instagram, reprezentuesi nga Gaboni ka falenderuar gjithashtu tifozët për përkrahjen ndaj tij.

“Jam shumë i lumtur të them se zemra ime është absolutisht mirë dhe jam plotësisht i shëndetshëm!!”

“I vlerësoj jashtë mase mesazhet përkrahëse të ditëve të fundit dhe tashmë unë jam rikthyer”, ka shkruar Aubameyang.

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka theksuar se ditëve në vijim fitnesi i Aubameyangit do të rishikohet për të marrë një vendim më pas për ta rikthyer në skuadër.

Komento: