U tha se do të mungonte 6 javë, Muriqi tregon pse u kthye dje

10:53 | 01 Dhjetor 2019

Ylli i Kombëtares së Kosovës është kthyer dje në fushën e blertë pas lëndimit.

Vedat Muriqi pësoi një lëndim që bëri lojtari t’i humbte dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares së Kosovës.

Muriqi ishte mungesa e madhe në ndeshjet kundër Republikës se Çekisë dhe Anglisë, në eliminatoret e Euro 2020 për Kosovën.

Thuhej se lojtari do të mungonte rreth gjashtë javë, por ai është kthyer dje për t’u aktivizuar me Fenerbahce.

“Kam pasur dhimbje të lehta, por më e rëndësishme është që luajta. Për ne sulmuesit nëse kontribuojmë për golat e skuadrës është shumë e mirë”, ka thënë Muriqi, përcjell lajmi.

“Për tu shëruar 100% nga lëndimi nevojitet një kohë më e madhe, mirëpo dëshira ime e madhe ishte të jem në fushë për këtë takim”, shtoi kosovari.

Muriqi duhet të punojë akoma shumë për të tejkaluar lëndimin që po e pengon. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e marsit, që Kosova e luan kundër Maqedonisë Veriore.

Komento: