U tha se është në lidhje me Atdheun, Arjola flet për herë të parë për marrëdhënien me të

15:21 | 13 Shkurt 2022

Arjola sqaron të vërtetën

Arjola Demiri në Big Brother VIP, përveq momenteve të bukura, ka pasur edhe debate të forta me disa nga banorët.

Një nga debatet ishte edhe ajo me Antonelën, ku “mollë sherri” mes vajzave u aludua se është Atdheu, shkruan lajmi.net.

Madje, u aludua që Arjola dhe Atdheu kishin një lidhje bashkë.

Sot, Arjola në Fan Club i dha fund këtij dyshimi dhe sqaroi se Atdheun e ka shok shumë të ngushtë që gjashtë vite.

Gjithashtu, Arjola tha se është munduar që për debatet dhe posaçërisht nga fjalët e Antonelës brenda shtëpisë, të kuptonte se çfarë po ndodhë jashtë dhe se nuk i interesonte se po aludohej për këtë lidhje.

Arjola tha se një gjë që e kishte vrarë ishte momenti kur Antonela i kishte thënë se me lotët e saj i ka lodhur publikun dhe që ai ishte momenti kur sipas Arjolës e kishte kuptuar që kjo ishte gabim por që nuk mund të dilte përtej kësaj dhe të dilte nga vetja, gjithashtu ai ishte momenti kur ajo kishte filluar të mos i përmend fëmijët brenda shtëpisë dhe të mos qajë.

Komento: