U transferua si zëvendësues i Ronaldos, nuk do të besoni ku po përfundon Diaz

15:12 | 11 Tetor 2019

Mariano Diaz nuk e ka të sigurt qëndrimin në Real Madrid.

Sulmuesi Mariano Diaz pritet të jetë përforcimi i parë i Schalkes në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar “Bild” të premten.

Bëhet e ditur se Schalke ka bërë gati një ofertë prej 15 milionë eurosh për transferimin e Diazit, i cili nuk e ka asnjë ndeshje këtë edicion te Real Madridi për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Te Schalke, e shohin Diazin si përforcim të duhur për repartin e sulmit. 26-vjeçari, ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 kurse verën e shkuar iu bashkua madrilenëve nga Lyoni për 22 milionë euro dëmshpërblim.

Schalke pati kërkuar Diazin edhe para fillimit të këtij edicioni, por Reali refuzoi ta huazonte për një edicion sulmuesin në Bundesligë, pasi donte shitjen e tij.

Komento: