UEFA nis hetimet për festën e mbrëmshme të Merih Demiral

16:16 | 03 Korrik 2024
uefa-nis-hetimet-per-festen-e-mbremshme-te-merih-demiral

Merih Demiral ishte heroi i mbrëmshëm i Turqisë.

Qendërmbrojtësi turk shënoi të dy golat në fitoren 2:1 ndaj Austrisë, e cila ia siguroi edhe kualifkimin në cerekfinale.

Megjithatë festa e Demiral ka bërë që UEFA të nis hetimet ndaj tij.

Ai festoi duke bërë një simbol ultra-nacionalist turk. Autoritetet gjermane e konsiderojnë këtë grup antisemitik dhe racist.

“Në lidhje me ndeshjen e raundit të 1/8 të Kampionatit Evropian të UEFA-s 2024 ndërmjet Austrisë dhe Turqisë të luajtur më 2 korrik 2024 në Leipzig, Gjermani, është hapur një hetim në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s në lidhje me pretendimet e papërshtatshme dhe sjelljet e lojtarit të Federatës Turke të Futbollit, Merih Demiral”, thuhet në njoftimin e UEFA-s./Sinjali

Komento: