UEFA publikon vendet ku do të luhen finalet e Ligës së Kampionëve deri në vitin 2025

21:32 | 16 Korrik 2021

Katër finalet e ardhshme të Champions League nga 2022-2025 do të luhen respektivisht në Shën Petersburg, Stamboll, Londër dhe Mynih.

Stadiumi Krestovsky në Shën Petersburg do të presë finalen e 2022.

Stambolli, i cili humbi të drejtën në momentin e fundit për të zhvilluar finalen 2021-shit, do të organizojë finalen e vitit 2023.

Mynihu do të presë finalen e vitit 2025 ndërsa Stadiumi Wembley i Londrës ka siguruar të drejtën për finalen e 2024.

Bilbao dhe Dublin, të cilët nuk ishin në gjendje të organizonin ndeshje në Kampionatin Europian të këtij viti, ranë dakord me komitetin ekzekutiv të UEFA-s dhe do të presin finalen e Europa League përkatësisht në 2024 dhe 2025.

Komento: