Unai Emery: Granit Xhaka po vuan shumë, ai nuk do të luaj…

15:56 | 29 Tetor 2019

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të luajë nesër ndaj Liverpool.

Arsenali përballet me Liverpool nesër mbrëma, në kuadër të Carabao Cup – ndërkohë Xhaka nuk do të luajë për shkak të tensioneve që ndodhën në ndeshjen ndaj Crystal Palace të shtunën.

Emery nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse reprezentuesi zviceran do të mbetet ende kapiten i klubit.

“Unë nuk dua të flas për këtë. Së pari, ai duhet të shërohet. Ne nuk mund të parashikojmë rrethanat”.

“Nuk është e lehtë për të dhe për skuadrën. Ai tani është i shkatërruar, shumë i mërzitur. Ne folëm dje, të dielën në mbrëmje dhe prapë sot”, tha Emery.

“Ai u stërvit normalisht me skuadrën, por është i shkatërruar. Është shumë i mërzitur për të gjithë këtë situatë”.

“Përkushtimi i tij ka qenë i mrekullueshëm çdo herë. Ai dëshiron të ndihmojë. Sjellja e tij ishte e përsosur në stërvitje, me grupin dhe klubin. Me të vërtetë, ai e di se bëri gabim”.

“Ai e ndien këtë brenda vetes, është diçka normale si njeri. Çdo lojtarit i duhet mbështetja e tifozëve. Ne duhet të jemi të fortë, të mësojmë të luajmë edhe nën presion të madh. Kjo është puna jonë. Tifozët janë më të rëndësishmit në jetën tonë. Pa tifozë, ne s’kemi arsye për të luajtur futboll”.

“Ai po ndihet keq. Gjëja më e rëndësishme tani është të kujdesemi për të dhe për familjen e tij dhe ta kthejmë Granit Xhakën tonë më të mirë. Ai bëri gabim të dielën dhe nuk u përgjigj si kapiten”.

Xhaka u përcoll jashtë fushës me fishkëllima të shumta të tifozëve të vet. Kjo bëri që ai ta humbë kontrollin dhe ta heqë shiritin e kapitenit dhunshëm, para se ta lëshonin nervat plotësisht.

Ai reagoi ndaj tifozëve duke i sharë: “Ik pi***uni” dhe duke e hedhur fanellën në tokë rrugës drejt tunelit për në zhveshtore.

Komento: