United “dridh” Romën, po ia merr yllin 52 milionësh

14:57 | 24 Nëntor 2019

Manchester United, ka njoftuar Romën se ata do të ishin të gatshëm të paguanin 52 milionë për të nënshkruar mesfushorin italian, Nicolo Zaniolo.

Javën e kaluar, u pretendua se United dëshironte të zhvillonte bisedime me Romën për një transferim të mundshëm për Zaniolo, i cili ka shënuar tre herë në katër paraqitjet e tij të fundit në Serie A,përcjell ORAinfo.

Djajtë e Kuq mund të përdorin gjoja interesin e klubit italian për Chris Smalling, i cili aktualisht është në huazim te Stadio Olimpico, në një përpjekje për të mposhtur një numër klubesh në firmën e 20-vjeçarit.

Sipas Il Messaggero, pala e Ole Gunnar Solskjaer ka sinjalizuar se ata do të ishin të përgatitur të paguanin aq shumë sa 52 milion £ në mënyrë që të siguronin një marrëveshje për ish-sulmuesin e Interit./ORAinfo/

Komento: