United i vihet pas yllit të Juventusit

22:39 | 18 Tetor 2019

Manchester United pyeti për disponueshmërinë e portierit polak të Juventusit, Wojciech Szczesny gjatë verës, për ta transferuar në rast se portieri spanjoll David De Gea largohej nga klubi.

Sidoqoftë, përfundimisht, Spanjolli qëndroi me Djajtë e Kuq ndërsa Szczesny mbeti me Juventus. Szczesny dikur luante për rivalët e Premier League të Manchester United, Arsenalin, por ishte ndjekur më parë me një rikthim në Angli,përcjell ORAinfo.

Me këtë, Szczesny mund të vendoset të nënshkruajë një zgjatje të kontratës deri në vitin 2024, duke e lidhur veten me Bianconeri për të ardhmen.
Nga ana tjetër, do të kishte akoma një shans që rojtari polak të largohej, vetëm nëse Djajtë e Kuq do të paguanin një tarifë të mjaftueshme për të tunduar Zonjën e Vjetër në shitje./ORAinfo/

Komento: