
Mauricio Pochettino shpreson të bëhet menaxheri i rradhës i Manchester United, pasi ka vlerësuar opsionet e tij pasi u shkarkua nga Tottenham.
Arsenali, Real Madrid dhe Bayern Munich kanë qenë të gjithë të lidhur me emërim të Argjentinasit si trajner, por ai do të preferonte të merrte punën e parë në Old Trafford , raporton Manchester Evening News, përcjell ORAinfo.

Pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer në United ka qenë nën një kontroll të ashpër në javët e fundit, me Pochettino tani të caktuar si pasardhësi i mundshëm i Norvegjezit./ORAinfo/