United vjen me transferim “bombë”, mbetet vetëm zyrtarizimi

15:18 | 15 Dhjetor 2019

Sulmuesi norvegjez, Erlind Haaland, do ta vesh fanellën e Man Utd.

Manchester United ka fituar garën për sensacionin norvegjez Erling Haaland.

Sulmuesi i talentuar norvegjez pritej që t’i bashkohej Dortmundit, por në fund gjërat kanë ndryshuar.

United ka përdorur trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për ta bindur bashkëkombësin e tij të transferohet në Old Traford.

Mediat angleze raportojnë se menaxheri i lojtarit Mino Raiola ka udhëtuar drejt Anglisë për të diskutuar për kontratën e lojtarit.

Në anën tjetër Djajtë e Kuq do të duhet të paguajnë klauzolën e lojtarit e cila është vetëm 20 milionë euro.

19-vjeçari ka shpërthyer këtë edicion ku në 22 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 26 gola e ka dhuruar shtatë asistime.

RB Leipzig, Dortmund, Juventus, Napoli, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Tottenham e PSG ishin skuadrat e interesuara për reprezentuesin norvegjez.

Por lidhja e tij me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer ka bërë që Haaland të zgjedh Unitedin dhe të bashkohet me trajnerin me të cilin punuan së bashku edhe në Molde.

Komento: