Unitedi sfidon Interin për Vidalin

22:37 | 08 Dhjetor 2019

Edhe United pas Vidalit.

Manchester United thuhet se është futur në garë për transferimin e Arturo Vidalit nga Barcelona.

Mesfushori kilian nuk është më në planet e Ernesto Valverdes dhe mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Por, edhe mesfushori kilian nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga kampioni i La Liga-së dhe po kërkon një aventurë të re.

Interi shihej si skuadër favorite për t’i marrë shërbimet e tij, por tani në garë është futur edhe Unitedi.

Djajtë e Kuq janë të bindur se mund ta transferojnë Vidalin, mirëpo e gjitha do të varet nga paga që do t’i ofrojnë lojtarit.

Mirror raporton se tashmë kanë filluar bisedimet mes të tria palëve dhe marrëveshja mund të finalizohet para se të hapet afati i janarit.

Komento: