Vajza frizerkë e bën ‘horë’ Shyhreten, ia bën frizurën e grimin e ‘tmerrshëm’

22:52 | 09 Dhjetor 2018

Shyhrete Behluli është ndër këngëtaret më të dashura për publikun e muzikës popullore.

Këngëtarja po i reziston viteve dhe konkurrencës, e për këtë ka ndikuar edhe paraqitja e saj e jashtme, ku po investon mjaftë.

Shyhretes i pëlqejnë fustanet, që i ndërron në çdo paraqitje, e secilën herë i vesh të bukur e më të bukur, shkruan “Kosovarja”.

Shpesh komentohen edhe flokët voluminoz e frizurat e bukura të këngëtares, por në këtë foto flokët e saj lënë shumë për të dëshiruar.

Ku mbeti volumi, madhështia e flokëve të Shyhretes? Pse nuk ia rregulloj vajza e saj frizere, Njomza? A thua a u zhgënjye Njomza kur e pa me këtë frizurë të ëmën?

Komento: