Valdrin Sahiti shfaqet në krahë me bashkëshorten, vëmendjen e merr veshja e tij unike!

09:33 | 18 Janar 2022

Valdrin Sahiti jo rrallë merr vëmendje mediatike me postimet e tij.

Kjo për arsye se dizajneri kosovar shfaqet me stile të ndryshme e unike të veshjes.

Mbrëmë ai dhe bashkëshortja e tij Edita morën vëmendje jashtëzakonisht të madhe me stilet e tyre duke u komentuar shumë në rrjetet sociale.

Teksa postuan foto nga festa e ditëlindjes së trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxha dyshja pozuan para pasqyrës duke lënë pa fjalë me paraqitjen e tyre.

Kujtojmë se Valdrini dhe Edita janë prindër të një vajze.

Theksojmë se dizajneri kosovar ka kohë që ka marrë famë botërore ku shumë emra të njohur janë veshur nga ai, vlen të përmendim këtu yjet botërore Beyoncen, Rita Ora, Kylie Jenner, Ana Barbara.

Komento: