Valverde nuk shqetësohet për të ardhmen e tij në Barcelonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Valverde nuk shqetësohet për të ardhmen e tij në Barcelonë

09:22 | 09 Nëntor 2019

Barcelona do ta presë në Camp Nou Celta Vigon sot.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka insistuar se ai nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij në klubin katalonas, pasi që e ka përkrahjen e presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeus.

Disfata me rezultat 3:1 në La Liga kundër Levantes të shtunën e kaluar u ndoq nga barazimi pa gola me Slavia Prague në Camp Nou në Ligën e Kampionëve, që i shtyu tifozët e Barcelonës ta fishkëllejnë skuadrën e tyre, transmeton Gazeta Express.

Barcelona radhitet në pozitën e kreut të La Ligës pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, mirëpo paraqitjet dhe rezultatet e këtij sezoni kanë bërë që mbi Valverden të shtohet presioni. Ai dukej se ishte afër shkarkimit edhe në fund të sezonit të kaluar, mirëpo e pati përkrahjen e presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Valverde thotë se ai e ndien që ende e ka mbështetjen e drejtuesve të klubit dhe se nuk është i shqetësuar për postin e tij, veçanërisht pasi Barcelona e kishte arritur një ecuri prej shtatë fitoreve radhazi para dy disfatave të fundit.

“Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time. Para disa ditëve, unë hëngra darkë me Bartomeun. Ndihem i mbështetur dhe i respektuar”, ka thënë Valverde në një konferencë për media të premten.

“Se a i kuptoni jo kritikat apo jo, kështu është situata reale. Unë nuk kam çfarë të them tjetër. Nëse do të shënonim gol kundër Slavias, të gjithë do të ishin më të qetë. Kështu janë gjërat”.

“Ne duhet t’i pranojmë këto gjëra ashtu si na vijnë. Para një jave, ne ishim në gritje, i kishim arritur shtatë fitore radhazi. Tani do ta shohim se çfarë do të ndodhë”.

Barcelona do ta presë në Camp Nou Celta Vigon të shtunën, në ndeshjen e fundit para se të fillojë pushimi i ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!