Van Beek i vë në “bela” dy gjigantët evropian

14:32 | 23 Tetor 2019

Van Beek, është njëri nga futbollistët më të kërkuar.

Me synimin për të rinovuar repartin e mesfushës drejtuesit pritet të duelojnë me Real Madridin për Van De Beekun, i cili verën e kaluar ishte afër kalimit në Madrid.

Katalonasit janë të bindur se 22-vjeçari do të ishte lojtari perfekt për t’iu bashkuar De Jongut dhe nuk do të kishte probleme ambientimi pasi i përshtatet stilit të lojës të Barçës.

Problem mbetet konkurrenca e madhe për lojtarin i cili që tani vlerësohet 60 milionë euro, ndërsa pas janarit Ajaxi mund të kërkojë edhe më shumë për kartonin e tij.

Komento: