Van Dijk mohon revoltën kundër emërimit të Van Gaalit trajner të Holandës

13:32 | 18 Korrik 2021

Mbrojtësi Virgil van Dijk e ka mohuar që po e udhëheq revoltën e futbollistëve të Holandës kundër ardhjes së Louis Van Gaal-it në krye të kombëtares.

Raporti nga The Mirror thotë që Van Dijku dhe të tjerët në ekip duan që asistenti i dikurshëm i Chelsea-s, Henk ten Cate, ta marrë përsipër këtë detyrë, mirëpo federata holandeze e futbollit e do Van Gaal-in.

“Ky lajm është tërësisht i rremë. Kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme për gazetarët që ta thonë të vërtetën e të mos shpifin. Turp për juve zotëri Mullock S. Mirror”, ka shkruar Van Dijk.

Van Gaal kishte shërbyer në katër raste si trajner i Holandës, së fundi duke arritur sukses të konsiderueshëm në Kupën e Botës 2014, pasi Holanda u rendit e treta.

Komento: