
Kosova ende pa përgjigje për mostrat e dërguara në Gjermani për variantin Omicron.
Kosova pret që deri në fund të muajit dhjetor të pranojë rezultat e mostrave të dërguara jashtë vendit, për të parë nëse ato janë pozitive për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.
“Ende nuk i kemi pranuar rezultatet e mostrave të fundit. Ende nuk dihet data e saktë, por besoj se deri në fund të muajit deri më 28-29 dhjetor besoj që kthehen (rezultatet)”, tha për REL, Era Pireva, zëdhënëse e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Ajo tha se edhe gjatë dhjetorit do të dërgohen për analizim mostra të reja në Gjermani.
Kosova dërgoi në fillim të dhjetorit 72 mostra në një laborator në Gjermani, përmes një programi të Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) për të parë nëse në to ka prani të variantit Omicron.