Vazhdon drama, Gjokoviq ndalohet sërish, nesër del para Gjykatës Federale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vazhdon drama, Gjokoviq ndalohet sërish, nesër del para Gjykatës Federale

11:57 | 15 Janar 2022

Gjokovic ndalohet sërish nga autoritetet australiane.

Novak Gjokovic është ndaluar sërish nga autoritetet kufitare australiane të para disa çasteve, sipas një vendimi të marrë sot gjatë ditës.

Gjokovic, tenisti numër një në botë, i është hequr viza dy herë nga zyrtarët e emigracionit për shkak se ai nuk është i vaksinuar kundër Covid-19.

Sot në mëngjes qeveria australiane mori vendim për t’ia anuluar sërish vizën Gjokovicit dhe kështu serbi mund të mbetet pa marrë pjesë në Australian Open.

Ndërkohë, të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

Komento: