Vazquez po largohet nga Real Madrid, lajmërohen skuadra të mëdha

10:09 | 20 Tetor 2019

Lucas Vazquez në fund të këtij sezoni pritet ta mbyll aventurën e tij tek Real Madrid.

28-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Zinedine Zidane dhe largimi drejt një tjetër ekipi mund të ishte zgjidhja më e mirë për sulmuesin e krahut.

Në fakt klubet pretendente për spanjollin nuk kanë munguar.

Gjatë merkatos së kësaj vere, Arsenal ishte një nga skuadrat më tepër të interesuara për shërbimet e 28-vjecarit, por mes dy klubeve nuk u arrit një marrëveshje.

Tashmë janë gjermanët e Bayer Leverkusen ata që kanë shprehur dëshirën për të pasur në skuadër Vazquez, që gjithsesi pritet që këtë sezon ta mbyllë me Los Blancos.

Komento: