Vdekja e Bryant i preku thellë, shokët e tij përlotën të gjithë me fjalët e tyre

22:36 | 27 Janar 2020

Ishte rast shumë tronditës vdekja e Kobe Bryant.

Pamje prekëse janë bërë publike nga mediat ndërkombëtare, ku LeBron James dhe ish-shokë të ekipit të Kobe Bryant kanë shpërthyer në lot pasi kanë marrë vesh për vdekjen e legjendës së NBA.

Ylli i basketbollit LeBron James duke teksa qan në aeroportin e Los Angeles pasi arriti në shtëpi me lajmin se ish-shoku tij i skuadrës, Kobe Bryant, kishte vdekur në një aksident me helikopter.

Lakers po kthehej nga Filadelfia kur morën vesh për vdekjen e legjendës së NBA.

Në pamjet e mëposhtme shihen edhe lojtarët e tjerë, të cilët janë pikëlluar e tronditur nga lajmi i hidhur.

LeBron James duket mjaft i prekur dhe një moment ai shfaqet duke përqafuar një grua. Basketbollisti kthehet dhe vijon të fshij lotët e tij.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna, bashë me shtatë persona të tjerë humbën jetën nga një aksident tragjik me helikopter ditën e djeshme.

Komento: