Vdekja e Kobe Bryant, lot dhe emocione në nderimin që Lakers që bëri për legjendën

08:46 | 01 Shkurt 2020

Lot, emocione dhe gjithçka që ndodhi në nderimin që Lakers ia bëri Kobe Bryant.

Los Angeles Lakers janë paraqitur për herë të parë në parket nga aksidenti tragjik që ndodhi javën e kaluar në Kaliforni, ku humbi jetën legjenda e tyre, Kobe Bryant.

Para ndeshjes me Portland Trail Blazers, në ‘Staples Center’ i gjithë organizimi i ishte dedikuar Kobe Bryant, njeriut që me fanellën e Lakers fitoi pesë tituj të NBA.

Fillimisht, fanellat e tij me numër 8 dhe 24, ishin vendosur në karriget e sallës, për të vazhduar me pjesën tjeter.

Derisa këndohej në dedikim të Kobe, tifozë dhe lojtarë në sallë, u tradhtuan nga emocionet, duke mos mundur t’u përmbahen lotëve.

Emocional ishte edhe reagimi i LeBron James, yllit të Lakers, që kishte raporte të veçanta me Kobe Bryant.

Kobe Bryant gjithë karrierën e kaloi te Lakers, duke fituar shumë tituj si me klubin ashtu edhe individual.

Ai me të drejtë konsiderohet si ndër më të mirët në histori të basketbollit.

Komento: