Vdekja tragjike e Kobe Bryant, NBA merr këtë vendim

23:58 | 27 Janar 2020

Dje në mënyrë tragjike është ndarë nga jeta legjenda e basketbollit, Kobe Bryant.

NBA ka marrë një vendim të rëndësishëm, pas vdekjes së Bryant.

Legjenda e qytetit të Los Angeles, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë mbrëmë, pas një aksidenti me helikopter.

Pas kësaj ngjarje tragjike, që ka prekur gjithë botën, e sidomos qytetarët e LA, për të cilët Kobe ishte më shumë sesa basketbollist, NBA ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Derbi mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers që parashihej të luhej nesër, do të shtyhet, përcjell lajmi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Adrian ëojnaroëski, duke iu referuar NBA, e më vonë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Komento: