Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti në Lluzhan

11:56 | 16 Nëntor 2019

Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se se mbrëmë rreth orës 18:25 ka vdekur edhe personi i dytë i cili ishte lënduar në aksidentin e djeshëm në Lluzhan të Podujevës.

Sipas Policisë, viktima është mashkull dhe i njejti kishte qenë këmbësor, por që u godit nga vetura.

“Lidhur me rastin e datës së lartcekur, si pasojë e aksidentit, viktima mashkull K/Shqiptar –këmbësor i lënduar rëndë nga dita e aksidentit e deri më sot gjendej në repartin inteziv në QKUK-së Prishtinë. Më datë 15.11.2019 rreth orës 18:25 është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka vdekur në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /ORAinfo/

Komento: