Vdes muzikanti dhe kompozitori i famshëm

09:01 | 07 Korrik 2020

Ndërron jetë muzikanti dhe kompozitori i famshëm.

Kompozitori dhe muzikanti i njohur, Ennio Morricone, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.

Muzikanti me origjinë italiane që njihet më së shumti për ”The Good, the Bad and the Ugly”, mësohet se ndërroi jetë pas ndërlikimeve shëndetësore që pësoi pas një rrëzimi.

Morricone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.

Në vitet 2000, Morricone vazhdoi të kompozojë muzikë për seriale të suksesshme televizive, siç janë “il cuoro nel paze” (2005), Karol: Një njeri që u bë Papë (2005), La provinciale (2006), Giovanni Falcone (2007), Pane e libertà ( 2009) dhe Come Un Delfino 1–2 (2011–2013).

Komento: