Vdes në moshë të re montazheri i Kohavision

23:15 | 21 Qershor 2020

Ka ndërruar jetë shefi i montazhës në Kohavision.

Etrit Mehmeti, shef i montazhës në Kohavision, ka vdekur sot si pasojë e një infarkti në zemër.

Ai u lind më 8 gusht të vitit 1982, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Mehmeti ishte bërë pjesë e Grupit KOHA në vitin 2002.

Komento: