Vdes një 46-vjeçare pasi e goditi vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj

20:30 | 17 Dhjetor 2021

F.C e moshës 46-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se viktima u godit teksa po kalonte rrugën nga vetura, bashkë me një tjetër këmbësor.

“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë”, deklaroi ajo.

“Lidhur me këtë rast është arrestuar një person. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, shtoi tutje ajo.

Komento: