Vdes një burrë në Prishtinë, policia nis hetimet

10:07 | 14 Mars 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në Prishtinë.

Rastin e ka raportuar në polici djali i viktimës.

Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatur në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Prishtinë 13.03.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit është hapur rasti dhe trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Komento: