
Një pacient nga Klina i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook kryetari i komunës, Zenun Elezaj.
“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, M.G. nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19”, ka shkruar ai.
IKSHPK njoftoi sot edhe për 213 raste pozitive me koronavirus.
