Vdes një person në Rugovë, dyshohet se i ka rënë lisi

13:31 | 11 Nëntor 2021

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Rugovë.

Dyshohet se viktimës i ka rënë një lis, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Këto informacione i ka konfirmuar për Express, Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, tha ai.

Komento: