Vdes pronar i Tiks.app, kompania e cila shet biletat e Kombëtares së Kosovës

15:32 | 25 Nëntor 2019

Ardian Kelmendi, menaxheri i kompanisë Tiks.app – e cila bën shitjen e biletave për ndeshjet e ekipit kombëtar të Kosovës – ka vdekur sot.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegu i tij, nënkryetari i klubit të hendbollit të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, Edi Kolgeci.

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por mendohet të kenë qenë disa komplikime shëndetësore.

Kelmendi ishte në krye të kompanisë e cila menaxhon shitjen online të biletave për ndeshjet e Kosovës kur luan si vendase.

Komento: