Vendos Supremja, Diaspora do të votojë sërish për Dragashin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vendos Supremja, Diaspora do të votojë sërish për Dragashin

11:54 | 25 Nëntor 2021

Supremja merr vendim për Dragashin: Përsëritet vetëm votimi nga jashtë Kosovës

Gjykata Supreme ka marrë vendim që të përsëritet votimi në komunën e Dragashit vetëm nga jashtë Kosovës.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Supreme urdhërohet KQZ-ja që të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për kryetar të Komunës së Dragashit.

Ankesa e kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini është pranuar pjesërisht, teksa është refuzuar pjesa tjetër e ankesës ku kandidati i LDK-së ka kërkuar që votat e mëparshme me postë të përfshihen në rezultatin final.

Komento: